• Shqip

Komiteti Rajonal: (Pa)Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor

01.12.2022

Gjatë konferencës, “(Pa)Fuqia Ekonomike e Grave në Tregun e Punës në Ballkanin Perëndimor”, është mbajtur edhe një me diskutimin në Komitetin Rajonal ku kanë marr pjesë të gjitha shtetet e rajonit ku është diskutuar për rritjen e qasjes së grave në punësim. Pjesë e panelit për të diskutuar rreth këtyre çështjeve kanë qenë të ftuar, Fatmire Mulhaxha Kollçaku kryetare e komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe Suzana Gashi nga Avokati i Popullit.

Fatmire Mulhaxha Kollçaku, është shprehur se si deputet të kuvendit të Kosovës janë duke punuar në zhvillim të qëndrueshëm ku janë duke punuar në disa objektiva ku janë miratuar në baza vullnetare, ajo ak treguar se si deputet përmes këshillit të kuvendit deputetët janë zotuar në bashkëpunim me kombet e bashkuara dhe OJQ të ndryshe për të sensibilizuar opinionin publik për të përmbushur reduktimin e varfërisë, rritjen e qasjes se shërbimeve shëndetësore dhe arsimore.

Suzana Gashi, nga Avokati i Popullit është shprehur se Avokati i Popullit ka pranuar vazhdimisht ankesa ku në baze të tyre kanë të bëjnë me diskriminim e të drejtës për punë dhe ngacmim seksual në vendin e e punës. 85.4% e grave nuk aplikojnë për punë për arsye të kujdesit të moshuarve dhe fëmijëve.

Kjo konferencë është realizuar në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes së grave në punësim” që mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.