Demokraci për Zhvillim (D4D) bashkë me gjashtë organizata tjera të shoqërisë civile është bërë pjesë e Koalicionit Kosovar kundër Dezinformimit.
Koalicioni ka për synim të avokojë dhe të mbështesë rritjen e vetëdijes dhe ndërtimin e kapaciteteve të shoqërisë kosovare për t’u përballur me sfidat e dezinformimit dhe të ndërtojë një shoqëri ku informacioni i saktë, i plotë dhe me kohë është bazë e informimit.
Kjo nismë synon që të shndërrohet në platformë të organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe profesionistëve që i ndajnë vlerat e përbashkëta, në luftën kundër dezinformimimit, dhe atë jo vetëm nga fusha e gazetarisë dhe shoqërisë civile por edhe nga fusha e arsimit dhe shkencës.
D4D bashkë me nënshkruesit e këtij dokumenti është zotuar se do të angazhohet për ta bërë punën mbi këto parime:
- Liria e shprehjes, rrjedhjes së informacionit dhe mediave janë të patjetërsueshme
- Informimi dhe vendim-marrja duhet të jetë e bazuar vetëm mbi të vërtetën
- Gjithpërfshirja
- Edukim cilësor
- Mbrojtja nga dezinformatat
- Dezinformimi digjital
- Llogaridhënia
- Mbrojtja ligjore
Mbi bazën e këtyre vlerave dhe parimeve, anëtarët e mëposhtëm të koalicionit kanë nënshkruar këtë deklaratë për të nisur realizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Nënshkruar më 5 maj 2023, nga:
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN)
Demokraci Plus (D+)
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Internews Kosova (I/KS)
KoSSev
GračanicaOnline.info
OJQ Roma in Action