Forcimi i dialogut për qeverisje të mirë në nivel lokal!

18.02.2026

U prezantuan parimet e qeverisjes së mirë dhe standardet e transparencës gjatë sesionit informues, i cili kësaj radhe u mbajt në Kuvendin Komunal të Pejës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kuvendeve komunale nga Peja, Deçani dhe Istogu.

Qëllimi primar i këtij aktiviteti ishte ofrimi i informatave praktike mbi parimet dhe standardet e qeverisjes së mirë, si dhe prezantimi i platformës qeverismire.info – një mjet që lehtëson punën e këshilltarëve lokalë dhe rrit transparencën e proceseve komunale.

Gjatë diskutimit me këshilltarët u theksua se dëgjimet publike përbëjnë një mekanizëm kyç për një vendimmarrje më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe më afër qytetarëve.

http://qeverismire.info/shq/

Aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, që implementohet nga D4D dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi dhe mbështetet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo.