
U prezantuan parimet e qeverisjes së mirë dhe standardet e transparencës, gjatë sesionit të parë informues që përfshiu Komunat e Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe Mamushës.Qëllim primar ishte ofrimi i informatave praktike mbi parimet dhe standardet e qeverisjes së mirë, si dhe të prezantojë platformën qeverismire.info, një mjet që lehtëson punën e këshilltarëve lokal dhe rrit transparencën e proceseve komunale.
Nga diskutimi me këshilltarët u theksua se dëgjimet publike përbëjnë një mekanizëm kyç për një vendimmarrje lokale më të hapur dhe gjithëpërfshirëse
Aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale’ që implementohet nga D4D & Qendra për Barazi dhe Drejtësi dhe mbështetet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo.



