Fokus Grup “Avokimi si katalizator për reformën e administratës publike”

31.08.2021

Problemet me Administratën Publike dhe reformimin tejet të ngadaltë nga niveli qëndron kanë reflektuar edhe në atë lokal. Sa i përket konsultimeve publike kualiteti i tyre në nivel lokal mbetet i ulët dhe njëkohësisht lidhet edhe me transparencën e nivelit lokal, ku përgjigjet ndaj kërkesave janë vetëm ad-hoc por nuk ka një qëndrueshmëri ndaj përpjekjeve për sistematizimin e transparencës.

Të premten me datën 27 gusht 2021 është mbajtur një fokus grup në Komunën Mitrovicës ku qëllim kishte të diskutohet me qytetarët e Komunës së Mitrovicës, grat asambliste dhe zyrtar komunal në lidhje me shërbimet që ofron Administrata Publike në Komunën e Mitrovicës. Diskutimi u fokusua në shërbimet që ofrohen, digjitalizimin, rëndësinë e pjesëmarrjes në dëgjime publike, qasjen në dokumente publike etj.

Si një ndër shqetësimet kryesore u potencua pjesëmarrja e ulët e qytetare në dëgjime publike përkundër rëndësisë së madhe. Instituti D4D do të fokusohet në ngritjen e vetëdijes qytetare për pjesëmarrje sa më aktive, gjë e cila do të reflektonte në adresimin e nevojave të qytetarëve si dhe rritje të transparencës.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Avokimi si katalizator për reformën e administratës publike”, që financohet nga Bashkimi Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian përmes projektit “Fuqizimi i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për një Administratë Publike të Reformuar” – WeBER 2.0. që menaxhohet nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) për Kosovë.