Drejtësia zgjedhore – mësimet e nxjerra nga zgjedhjet lokale 2013 (Gjakovë)

24.04.2014

Instituti Demokraci për Zhvillim, mbajti tryezën e radhës “Drejtësia zgjedhore – mësimet e nxjerra nga zgjedhjet lokale 2013”.Tryeza u mbajt në Gjakovë me 25.04.2014, ku ishin të ftuar përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Policisë së Kosovës (PK), Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Komisioneve Lokale Zgjedhore (KZK), partive politike, shoqërisë civile dhe akterë tjerë të rëndësishëm.

Te gjithë pjesëmarrësit thanë se memorandumi ishte fryt dhënës, dhe ka dhënë rezultat e tije, duke zvogëluar ne mase te madhe hapësirat për manipulime gjate zgjedhjeve te vitit 2013. U vlerësua gatishmëria e policisë dhe prokurorisë për te qene e pranishme ne vendin e ngjarjes. Ndërsa nga kryeprokurorja Shpresa Bakija, u tha se gjate trajnimit te komisionarëve, me te kuptuar përgjegjësitë e tyre dhe penalizimet ne rast manipulimesh, janë tërhequr nga pozita e komisionarëve mbi 20 persona. Ne anën tjetër përfaqësuesit e partive politike, theksuan nevojën qe komisionarët e partive politike te jene te arsimuar, qe te arrijnë te kuptojnë përgjegjësitë e tyre dhe rëndësinë e procesit zgjedhore.

Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi i memorandumit te bashkëpunimit ne mes KQZ-se, KGJK-se dhe Policisë se Kosovës ne zgjedhjet lokale te vitit 2013. Ky bashkëpunim ndërinstitucional i dha rezultatet e veta dhe përgjithësisht zgjedhjet lokale rezultuan me te mira se ato te vitit 2010. Diskutimi tutje i këtij memorandumi te bashkëpunimit, ka për qellim përmirësimin e hapësirave dhe rekomandimet e te gjithë aktereve rreth këtij memorandumi, qe zgjedhjet parlamentare 2014 te jene te suksesshme.