Tryezë në Prishtinë: Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit

09.06.2017

Prishtinë, 9 Qershor 2017 – Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DnV) mbajti tryezën “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”.

Një vend demokratik duhet të sigurojë mundësinë që qytetarët e tij të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve që janë të lira, të drejta dhe të ndershme. Shkëlqesia e tij z. Greg Delawie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë theksoi rëndësinë e procesit demokratik zgjedhor, ku rëndësinë dhe vëmendjen më të madhe t’a kenë qytetarët. Qytetarëve duhet të ju mundësohet që të votojnë në mënyrë të lirë, duke mos u manipuluar apo të detyruar për të votuar. Kjo është baza kryesore e zhvillimit të një procesi demokratik.

Znj. Valdete Daka, Kryetar

Kryetraja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thekësoi se kjo është hera e tretë që organizohen zgjedhje të parakohshme dhe se kjo është një sfidë e madhe për institucionin për t’u organizuar në mënyrën sa më të mirë. Poashtu numri i madh i vëzhguesve të akredituar është kusht për të mos lejuar manipulimin të votave. Në anën tjetër znj. Laura Pula, Koordinatore Nacionale për Zgjedhje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, tha se puna jonë ka për qëllim që të i ndjek penalisht të gjithë ata që kanë për qëllim dëmtimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve. Poashtu gjatë kësaj jave kemi qenë në shumicën e komuanve të Kosovës për të sensibilizuar opinionin rreth sanksioneve që ndodhin në rast të mos respektimit të procesit zgjedhor. Z. Naim Rexha, Zëvendës Drejtor i përgjithshëm i Operacioneve nga Policia e Kosovës tha me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme ata kanë monitoruar pjesën e fushatës dhe do vazhdojnë në ditën e zgjedhjeve. Deri më tani nuk ka pasur raste të cilat do të ndikonin drejtpërdrejtë në zgjedhje dhe shpreson që kjo të vazhdoj njësoj. Z. Hasim Sogojeva, nga Këshilli gjyqësor i Kosovës tha se gjatë 24 orëve në ditë e Zgjedhjeve do të ketë gjykatës kujdestarë që në mënyrë sa më të shpejtë të i adresojnë të gjitha çështjet e ngritura nga terreni. Z. Mul Desku, Kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i bëri thirrje qytetarëve që të i paraqesin të gjitha ankesat e tyre tek paneli i tyre në mënyrë që çdo parregullësi të lajmërohet dhe të adresohet nga ana e institucioneve të drejtësisë.

Këto tryeza janë mundësuar në partneritet me Demokracia në Veprim dhe përkrahjen financiare të USAID Kosovo dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office.