Diskutim Agora: Roli i Asambleistëve dhe Qeverisja e mirë Komunale në Lipjan

17.10.2023

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar sot, diskutimin Agora në Komunën e Lipjanit. Ky diskutim kishte për qëllim diskutimin mes qytetarëve dhe Këshilltarëve Komunal, me fokus në qeverisjen e mirë.

Në këtë diskutim folës ishin Besiana Syla, Këshilltare Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardit Cani, Këshilltarë Komunalë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Rinor Murati, Këshilltarë Komunalë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjatë këtij diskutimi janë ngritur çështje mbi pjesëmarrjen e në vendimmarrje të grupeve të marxhinalizuara me fokus tek grate dhe të rinjtë e komunës.

Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.