D4D priti në vizitë partnerët nga Olof Palme International Center (OPIC)

07.09.2017

Insitituti Demokraci për zhvillim (D4D) dje priti në vizitë partnerët nga Olof Palme International Center (OPIC). Ata u njoftuan me programet dhe projektet e organizatës, në veçanti me të arriturat e projektit të përbashkët “Pushimi prindëror për barazi gjinore”.

Gjatë vizitës, së bashku me koleget nga D4D partnerët ishin pjesë e një aktiviteti nga një organizatë bashkëpunëtore, ku patën rastin të njihen nga afër për bashkëpunimet me organizatat tjera mbi temat e njejta.

Për t’u njohur me kontektsin historik dhe kulturor në të cilin ne punojmë këtu në Kosovë, partnerët patën rastin të vizitojnë Insitutin Albanologjik të Kosovës, duke vazhduar me Muzeun Kombëtar dhe atë Etnologjik këtu në Prishtinë. Përgjatë kësaj dite, ne patëm rastin të ndajmë përvojat tona vetanake në lidhje me kauzën e përbashkët të avancimit të barazisë sociale nëpër botë.

D4D falënderon partnerët e vet për vizitën dhe për mbështetjen e tyret ë vazhdueshme për organizatën!