D4D pjesë e Panairit të Organizatave të Shoqërisë Civile

16.09.2022

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), si vitet e kaluara, edhe këtë vit ka qenë pjesë e Panairit të Organizatave të Shoqërisë Civile, i cili është mbajtur në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë panair që është organizuar në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, D4D ka prezantuar publikimet dhe hulumtimet e saj, ku shume qytetarë dhe deputet kanë shprehur interesim për këtp publikime.