Ceremonia e ndarjes së granteve të vogla

14.09.2020

Të premten u  mbajt ceremonia e ndarjes së granteve të vogla, në kuadër të projektit “Adresimi i pasojave të COVID-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” implementuar nga Instituti D4D dhe mbështetur nga “The Balkan Trust for Democracy” (BTD).

Përveç rrezikimit të shëndetit publik, pandemia COVID-19 në mënyrën disproporcionale po dëshmon t’a afektojë mirëqenien sociale në Kosovë. Duke marrë parasysh situatën aktuale socio-ekonomike të grave, kriza shëndetësore ka potencialin për të përkeqësuar pabarazitë ekzistuese gjinore në Kosovë përderisa gratë në tregun e punës janë më të cenueshme ndaj pasigurisë së krijuar ekonomike. Andaj, D4D sot ka bërë ndarjen e pesë granteve të vogla, qëllimi i të cilave është avokimi për rritjen e qasjes së grave në tregun e punës në nivelin lokal si dhe qëndrueshmërinë në tregun e punës pas COVID-19.

Përfitues të granteve të vogla janë organizatat/shoqatat në vijim:

1. “Okarina e Runikut” Qëllimi kryesor i projektit është përkrahja e grave anëtare bletare me pako emergjente të cilat kanë pësuar dëme të mëdha në fermat e tyre, gjegjësisht bletishtet gjatë kohës së pandemisë Covid-19. 2. “Roma in Action” Qëllimi i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve të vajzave dhe grave të komuniteteve në mënyrë  që të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes. 3. “Vizionida” Qëllimi kryesor i projekt është përmirësimi i pozitës së bizneseve që udhëhiqen nga grat nëpërmjet identifikimit të nevojave të tyre dhe propozimeve konkrete për të i ndihmuar këto gra duke bërë ndryshime në “Rregulloren Komunale për Taksa Tarifa dhe Gjoba të vitit 2021”. 4.“ACDC” Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të hulumtojë, mbledhë dhe shpërndajë të dhëna për problemet dhe sfidat lidhur me statusin socio-ekonomik të grave të punësuara dhe të papunësuara në veri të Kosovës me qellim të hartimit të rekomandimeve për vendimmarrësit lokal dhe qendror, mediat dhe organizatat ndërkombëtare. 5.“Amadeus” Projektit ka për qëllim angazhimin e grave mësimdhënëse në mësim shtesë me fëmijët e nënave vetushqyese. Në këtë mënyrë përfitojnë 2 grupe e ne këtë rast, fëmijët e nënave vetushqyese dhe gratë mësimdhënëse duke zbutur në këtë mënyrë krizën materiale të tyre të shkaktuar nga Covid19. Në të njëjtën kohë përfitojnë edhe fëmijët të cilët gjatë tërë kësaj kohe kanë qëndruar të izoluar dhe pa aktivitete dhe angazhim të mirëfilltë.

Instituti D4D do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha organizatat/shoqatat përfituese të granteve, në mënyrë që rezultatet e këtyre projekteve të jenë sa më të mëdha dhe përfituese për gratë në tregun e punës.