• Shqip

Animacion: Grate e afektuara nga pandemia Covid-19 në tregun e punës

19.10.2021

Në dy vitet e fundit, pandemia Covid-19 ka vështirësuar edhe më shumë përfshirjen e grave dhe vajzave në tregun e punës në Kosovë.  Por, a e dini se joaktiviteti i grave në tregun e punës, pra numri i grave në moshë punë të cilat as nuk janë në punë e as nuk kërkojnë punë, është edhe më shqetësues se vetë papunësia e grave në Kosovë?

Barrierat e grave në tregun e punës duhet të adresohen me prioritet në mënyrë që hendeku i thellë ekzistues gjinor në dëm të grave të mos rritet si pasojë e pandemisë.

Instituti D4D, u bënë thirrje institucioneve shtetërore të bëjnë hartimin e politikave specifike që u përgjigjen gjendjes aktuale të punësimit të grave/vajzave dhe qasje gjithëpërfshirëse në hartimin e strategjisë së re të punësimit, me përfshirje ndërsektoriale dhe rritje të pjesëmarrjes së grave/vajzave në treg të punës.

Ky animacion ëahtë realizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për grate e afektuara nga pandemia Covid-19 në tregun e punës” Mbështetur nga Balkan Trust for Democracy (BTD).