Ceremonia vjetore e çmimeve “Babai i vitit”

05.12.2024

Edhe sivjet u mbajt ceremonia vjetore e çmimeve “Babai i vitit” në kuadër të projektit, në të cilën u shpërblyen tre baballarë. Storiet e baballarëve të zgjedhur, dhe të shumë atyre të nominuar për këtë çmim, janë tregues që prindërit në Kosovë kanë nevojë për politika të tilla që u mundësojnë atyre arritje të barazisë familjare.

Qëllimi i këtij çmimi është përçimi i mesazhit se prindërit duhet të bashkëpunojnë dhe të ndajnë përgjegjësitë dhe kohën e përkujdesjes ndaj fëmijëve mes tyre, dhe nxitja e rishikimit të modelit të propozuar nga qeveria për leje prindërore për të mundësuar një ndarje më të balancuar të pushimit mes të dy prindërve, dhe ofrimit të lejes prindërore me pagesë për të inkurajuar një pjesëmarrje me aktive të baballarëve në përkujdesin e fëmijëve.

Eshtë një ndryshim pozitiv që nominimet dhe shpërblimet për çmimin vjetor ‘Babai i Vitit’ janë përtej shtatë rajoneve të Kosovës duke përfshirë dhe komuna më të vogla që tregon ndryshim pozitiv drejt pranimit të obligimeve të barabarta në punë dhe familje përtej lejes së përbashkët prindërore.

Sivjet, baballarët fitues të çmimit vjetor “Babai i vitit” për vitin 2024 janë:

– Arbnor Morina

– Hajdin Islami

– Adrian Davies

Aktiviteti është pjesë e Koalicionit për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike dhe Olof Palme International Center – Programi për Kosovë