Puna e denjë është bazë per shoqëri gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të zhvilluar.Në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i duhur i nevojave dhe kërkesave të të rinjve dhe grave në punë, është e rëndësishme të krijohet dialog social me partnerët social, në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të përbashkta të punëtorëve.
Rritja e përfshirjes së grave dhe të rinjve në tregun e punës dhe në organizata sindikale në Kosovë është parakusht i integrimit të plotë tëtyre si fuqi punëtore dhe garantimit të kushteve të dinjitetshme të punës – të promovuara në Agjendën për Punë të Dinjitetshme të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).