Aktivitet dyditorë në Kopaonik me studentët kosovar

23.11.2015

D4D, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Aktiv, organizoi aktivitetin dyditorë “Njohuritë dhe Perspektivat Evropiane të të rinjve”. Pjesëmarrësit, 20 studentët kosovar-shqiptar dhe kosovar-serb, ishin të përfshirë në aktivitete të ndryshme gjatë këtyre ditëve, duke promovuar bashkëpunim më të madh ndëretnik ndërmjet tyre.

Ky aktivitet është pjesë e Programit të Transformimit të Konfliktit, mbështetur nga USAID Kosovo dhe NDI Kosovo.