Ajo Udhëheq | Fuqizimi i grave dhe qeverisja lokale gjithëpërfshirëse në Kosovë

26.10.2026

Demokracia fuqizohet kur qytetarët janë të informuar, marrin pjesë dhe zëri i tyre dëgjohet.

Kjo video përmbledh momentet dhe rezultatet kryesore të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, duke pasqyruar punën e D4D-së për pjesëmarrjen qytetare, përfaqësimin e grave dhe qeverisjen lokale llogaridhënëse në Kosovë.

Në kuadër të projektit u realizuan:

• Sesione informuese me 136 pjesëmarrës në shtatë komuna.
• Informim i qasshëm për qeverisjen lokale përmes platformës Qeverismire.info.
• Dhjetë editoriale që shënuan mbi 40,000 shikime në rrjete sociale.
• Infografika që trajtuan të paktën tetë tema dhe gjeneruan mbi 1,600 ndërveprime në rrjete sociale.
• Dy punime hulumtuese mbi pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore dhe gjuhën e urrejtjes ndaj grave në politikë në hapësirën online.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, kontribuuesit dhe partnerët që e bënë të mundur këtë punë. Projekti përfundon, por përkushtimi ynë për qeverisje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse vazhdon.

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, i implementuar nga Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi (QBD), me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

VIDEO: https://youtube.com/shorts/FVkHNkj2FC0?feature=share

Platforma: https://qeverismire.info/

#AjoUdhëheq #D4D #GratëNëUdhëheqje