Zbatimi i njohurive në praktikë!
Përmes punëtorive interaktive dhe moduleve online, nxënësit zhvilluan shprehi thelbësore kërkimore për të lundruar në mediat digjitale dhe për të verifikuar informacionin përmes platformave si verifiko.info.
Duke zbatuar një proces praktik prej tri hapash, 1. referimin te verifikuesit e besueshëm të fakteve, 2. krahasimin e pretendimeve me faktet e verifikuara dhe 3. analizimin e kontekstit visual, nxënësit identifikuan dhe demantuan me sukses pretendime mashtruese të shoqëruara me fotografi jashtë kontekstit.
Shikoni infografikën më poshtë për të parë se si mendimi kritik dhe mjetet e verifikimit u ndihmojnë të rinjve të dallojnë dezinformimin!
#EdukimiMedial #FactChecking #Verifiko #D4D #AftësitëDigjitale #TëRinjtëNëAksion
Infografikat janë realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.

