Edukimi Medial dhe Qëndrueshmëria Digjitale: Sfidë dhe Nevojë e Kohës Sonë!

09.07.2026

Demokraci për Zhvillim (D4D) mbajti konferencën publikuese me fokus në Edukimin Medial dhe Qëndrueshmërinë Digjitale.

Në epokën e digjitalizimit të shpejtë, ku informacioni qarkullon brenda sekondave, aftësia për të filtruar dhe analizuar atë nuk është më thjesht një aftësi shtesë, është një domosdoshmëri jetike, po aq e rëndësishme sa të lexuarit dhe të shkruarit.

Në këtë ngjarje patëm nderin të mirëpresim përfaqësues të lartë dhe partnerë strategjikë, duke përfshirë: të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut, z. Eric Dietz; Përfaqësuesin Resident të LuxDev, Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, përfaqësuesë nga institucionet publike, shoqëria civile dhe mësimdhënës. 

Gjatë diskutimit u theksua nevoja e aftësimit si të nxënësve por edhe te mësimdhënësve drejt edukimit medial. Edukimi i gjeneratave të reja dhe aftësimi i mësimdhënësve si lehtësues të edukimit medial duhet të jenë primare për institucionet e arsimit. Gjithashtu, mësimdhënësit kanë një rol kyç në nxitjen e mendimit kritik tek të rinjtë për t’u përballur me botën digjitale.

Gjithashtu në konferencë u publikua edhe raporti i tretë i monitorimit të mediave dhe rrjeteve sociale online për gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin gjinor, një iniciativë jetike që mbështetet fuqishëm nga #LuxDev. 

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe diskutimet frymëzuese! 

Kjo konferencë është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.