
Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash ishin gra dhe vetëm një grua arriti të fitojë mandatin. Në 23 komuna nuk kishte asnjë grua në garë.
Analiza e realizuar së fundmi, tregon se hendeku gjinor vazhdon jo vetëm në kandidim, por edhe në mbështetjen elektorale dhe qasjen reale në pozita vendimmarrëse.
Këto dhe të gjetura të tjera mbi përfaqësimin gjinor në zgjedhjet lokale dhe nacionale 2025 u paraqitën në raportin “Analizë e rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe nacionale 2025 nga perspektiva gjinore”, hartuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
