
Drejtoresha jonë Ekzekutive Rezarta Delibashzade Krasniqi prezantoi raportin e sapolansuar: “Analizë e rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe nacionale 2025 nga perspektiva gjinore”, duke vënë në pah barrierat që vazhdojnë të kufizojnë përfaqësimin e grave në politikë.
3 gjetje kyçe që u theksuan:
- Hendeku gjinor vazhdon në të gjitha fazat e procesit zgjedhor, nga nominimi deri te rezultatet përfundimtare.
- Raporti rekomandon lista me përfaqësim real dhe nominim në formën “zebër”, përtej kuotave minimale.
- Gratë janë po aq konkurruese sa burrat; sfida kryesore mbetet qasja në garë dhe pozicionimi në lista.
Pa reforma më të thella, përfaqësimi i grave do të vazhdojë të mbetet i kufizuar dhe i varur nga kuotat.
Raporti u hartua në kuadër të projektit të mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Kosovo, me qëllim analizimin e përfshirjes dhe përfaqësimit të grave në zgjedhjet lokale dhe parlamentare 2025.
#WomenInPolitics #genderequality
