
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), tash e disa vite me radhë, monitoron dhe inkurajon subjektet politike që përpilimi i listave zgjedhore të jetë në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore, i cili synon përfaqësim të barabartë 50-50 ndërmjet grave dhe burrave.
Megjithatë, të dhënat nga zgjedhjet parlamentare të viteve 2019, 2021, 2025 dhe të planifikuarat për 2026 tregojnë se partitë politike vazhdojnë të mbesin kryesisht në nivelin minimal të kuotës gjinore prej 30%, të përcaktuar me Ligjin për Zgjedhje.
D4D përsëri fton të gjitha subjektet politike që, përtej respektimit të kuotës minimale gjinore, të sigurojnë përfshirje të barabartë të grave në listat zgjedhore, në fushatat elektorale, në pozitat vendimmarrëse dhe në debatet publike e televizive.
Kjo infografikë është pjesë e projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, i cili implementohet nga D4D dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
