
Gjatë periudhës së monitorimit (shtator 2025 – prill 2026), nga gjithsej 4.05 milion komente të analizuara, janë identifikuar rreth 384 mijë komente me gjuhë të urrejtjes. Prej tyre, 305 mijë komente i referohen grave, ndërsa 41.4 mijë përmbajnë gjuhë të urrejtjes drejtuar grave.
Gjuha e urrejtjes online vazhdon të mbetet shqetësuese — veçanërisht kur targeton gratë.
Kjo është pjesë e projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, i cili implementohet nga D4D dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
