Jo çdo lajm, video apo postim në rrjete sociale është i vërtetë, dhe pa udhëzim të duhur, fëmijët mund të bien lehtësisht pre e dezinformimit!

03.04.2026

Prindër, çdo ditë fëmijët tuaj hasin dhjetëra lajme, video dhe postime online. Jo çdo lajm, video apo postim në rrjete sociale është i vërtetë, dhe pa udhëzim të duhur, fëmijët mund të bien lehtësisht pre e dezinformimit!

Udhëzojini të verifikojnë informacionin. Udhëzojini të mendojnë dhe analizojnë përpara se ta besojnë ose ta shpërndajnë.

https://verifiko.info/ është një udhëzues i dobishëm për prindërit dhe fëmijët në identifikimin dhe verifikimin e lajmeve të rreme online.

Verifiko.info është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.