• Shqip

Monitorimi i diskutimeve politike tregon se një politikane grua renditet ndër figurat më të targetuara nga gjuha e urrejtjes

26.03.2026

Monitorimi i diskutimeve politike tregon se një politikane grua renditet ndër figurat më të targetuara nga gjuha e urrejtjes.

Në disa postime, komentet me gjuhë urrejtjeje arritën deri në 45% të diskutimit, ndërsa në të tjera varionin nga 22% deri në 31%, duke treguar sa shpejt debati politik mund të kthehet në gjuhë të urrejtjes.

Këto modele nxjerrin në pah natyrën gjinore të gjuhës së urrejtjes online, ku gratë në jetën publike shpesh sulmohen jo për idetë e tyre, por për atë që përfaqësojnë.

Promovimi i një diskursi publik të respektueshëm është thelbësor për të siguruar që gratë mund të marrin pjesë në politikë pa frikësim!

Kjo është pjesë e projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, i mbështetur nga Ambasada e Mbreterisë së Holandës në Kosovë.

Të tjerat

Sa hapësirë u jepet grave dhe burrave në mediat online?

Ekspozimi ndaj lajmeve të rreme në internet

Rreziku nga dezinformimi