Forcimi i dialogut për qeverisje të mirë në nivel lokal

26.03.2026

U prezantuan parimet e qeverisjes së mirë dhe standardet e transparencës gjatë sesionit informues, i cili kësaj radhe u mbajt në Kuvendin Komunal të Gjakovës, me pjesëmarrjen e anëtarëve të kuvendeve komunale nga Gjakova, Rahoveci dhe Malisheva.

Ishte kënaqësi të mirëpresim Kryetarin e Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, me të cilin u diskutua rreth praktikave konkrete për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në vendimmarrjen lokale, si dhe për mjetet që mbështesin ushtrimin korrekt të detyrave të zyrtarëve.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte ofrimi i informatave praktike mbi parimet dhe standardet e qeverisjes së mirë, si dhe prezantimi i platformës qeverismire.info – një mjet që lehtëson punën e këshilltarëve lokalë dhe rrit transparencën e proceseve komunale.

Gjatë diskutimit me këshilltarët, u theksua se dëgjimet publike përbëjnë një mekanizëm kyç për një vendimmarrje më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe më afër qytetarëve.

http://qeverismire.info/shq/

Aktiviteti është realizuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, i cili implementohet nga D4D dhe Qendra për Barazi dhe Drejtësi, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.