
Ky angazhim dëshmon se për të luftuar dezinformimin, nevojitet partneritet i qëndrueshëm ndërmjet mediave, institucioneve dhe shoqërisë civile, duke vendosur interesin publik në qendër.
Ngritja e kapaciteteve dhe aktivitetet tona synojnë përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë Kodin e Praktikës kundër Dezinformimit dhe standardet evropiane të verifikimit të fakteve, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe integritetin editorial.
Trajnimi – Pjesa I: Zhvillimi i politikave editoriale dhe përafrimi me standardet profesionale dhe etike
Ky sesion kishte fokus hartimin, përshtatjen dhe publikimin e politikave editoriale në përputhje me standardet më të mira profesionale dhe etike. Naile Dema Selmani, AGK
Trajnimi – Pjesa II: Politikat editoriale dhe perspektiva e rregullatorit, raportimi sipas kodit etik, trendet e rregullimit sipas legjislacionit të BE-së
Ky sesion sjelli perspektivën e rregullatorit dhe praktikat më të mira për raportim të përgjegjshëm dhe etik. Niman Racaj, KPM
Bashkëpunimi dhe njohja e standardeve evropiane janë çelësi për media më të forta dhe të besueshme!
Ky aktivitet është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency




