
Instituti D4D, më 11 Nëntor, mbajti një punëtori me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”.
Kaluam një kohë fantastike me nxënësit super të angazhuar, duke diskutuar mbi sfidat më të mëdha të epokës dixhitale: Çrregullimi i informacionit dhe Gjuha e urrejtjes online
Diskutuam për:
- Vijën e hollë mes humorit dhe urrejtjes: Kur një postim satirik në rrjetet sociale shndërrohet në gjuhë urrejtjeje ose dezinformim?
- Si të dallojmë një lajm të vërtetë nga propaganda gjatë fushatave zgjedhore.
- Pse është kritike të verifikojmë burimin para se të bëjmë “share” (shpërndarje)!
Gjatë punëtorisë, nxënësit patën rastin të mësojnë edhe për përdorimin e platformës verifiko.info, një mjet praktik për verifikimin e lajmeve dhe burimeve online.
Është thelbësore që brezat e rinj të pajisen me aftësitë e Edukimit Mediatik për të ndërtuar një shoqëri më të informuar!
Ky aktivitet u mbajt me mbështetjen e projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.



