Gjatë periudhës së monitorimit 27 shtator – 3 tetor, u regjistruan gjithsej 18 raste të përdorimit të gjuhës së papërshtatshme nga përfaqësues/e të subjekteve politike në rrjetet sociale. Prej tyre:
· 12 raste lidhen me gjuhën e urrejtjes,
· 1 rast me bullizmin personal,
· 4 raste me përhapjen e dezinformimit,
· 1 rast tjetër i klasifikuar ndryshe.
Nga data 1 shtator deri më 3 tetor, janë identifikuar gjithsej 127 raste për gjuhë të papërshtatshme ndaj të tjerëve.
Gjatë monitorimit të 3 analistëve në rrjetet sociale, nga data 1 shtator 2025 deri më 3 tetor janë identifikuar 55 raste në total:
· 51 përmbajnë gjuhë të urrejtjes,
· 1 dezinformim,
· 2 bullizëm,
· 1 thirrje për dhunë.
Nga këto 55 raste, 6 herë janë targetuar gratë.
Të dhënat tregojnë se sfidat në komunikimin politik online mbeten të pranishme. Monitorimi është zhvilluar në platformat kryesore të përdorura nga partitë dhe kandidatët: faqet zyrtare, Facebook, Instagram, TikTok dhe X.

