
Demokraci për Zhvillim (D4D), në bashkëpunim me Qendrën për Barazi dhe Drejtësi, po zhvillon takime para zgjedhjeve lokale, me fokus sfidat e grave në politikë dhe media.
Takimi i parë u mbajt në Komunën e Prizrenit, ku morën pjesë përfaqësues/e të subjekteve politike, kuvendeve zgjedhore komunale, organizatave joqeveritare dhe mediave. Diskutimet nxorën në pah se gratë ende përballen me shumë pengesa: hezitim për të shprehur hapur qëndrimet e tyre, mungesë të platformave të qarta nga partitë politike, barriera financiare, paragjykime të shumta dhe gjuhë e papërshtatshme në rrjete sociale.
U theksuan gjithashtu sfidat brenda vetë partive politike, problemet me ndarjen në zona zgjedhore, natyra patriarkale dhe disbalanca e lartë gjinore. Shpeshherë pritshmëritë ndaj grave janë më të larta, ndërsa kuota shihet vetëm si formale. Pjesëmarrësit theksuan se për ndryshim të qëndrueshëm nevojiten politika sociale dhe arsimore të mirëfillta, si dhe mbështetje konkrete që do t’u mundësonin grave hapësirë reale dhe ndikim të barabartë në proceset vendimmarrëse.
Ky aktivitet u realizaua në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, me përkrahje Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë

