
Instituti D4D , në vazhdimësi të punës së saj me anëtarët/et e rinj të partive politike pjese e #DemocracyBootcamps , ka organizuar një punëtori tre-ditore (29-31 gusht) me qëllim fuqizimin e kandidatëve për herë të parë për kuvendet komunale dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për një përfaqësim më të efektshëm politik dhe institucional.
Në këtë trajnim morën pjesë gjithsej 33 kandidatë, nga subjekte të ndryshme politike, të cilët për herë të parë garojnë për asambletë komunale.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit u pajisën me njohuri dhe mjete praktike që i ndihmojnë në angazhimin e tyre politik dhe shoqëror. Që nga dita e parë ata u fokusuan në identifikimin e çështjeve më të rëndësishme për komunitetin dhe përcaktimin e prioriteteve kryesore. Kandidatët/e zhvilluan aftësi për hartimin e strategjive të avokimit, përmirësuan teknikat e komunikimit dhe mësuan të formulojnë mesazhe të qarta e efektive politike. Ndërsa dita e tretë u dedikua ushtrimeve praktike, si të folurit në publik, planifikimi i fushatës dhe simulime të ndryshme, duke i përgatitur ata për sfidat reale të procesit zgjedhor.
Punëtoria shërbeu si një platformë e rëndësishme për kandidatët e rinj, duke i pajisur me njohuri dhe aftësi praktike për të përfaqësuar komunitetet e tyre në mënyrë më efektive në zgjedhjet e ardhshme.
Ky projekt mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).

