Ekipi i Monitorimoit – Zgjedhjet Lokale 2025

01.09.2025

Është formuar grupi i monitorimit që do të vëzhgojë fushatën në rrjetet sociale. Si edhe në zgjedhjet e kaluara, D4D do të ndjekë nga afër gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin në hapësirën online.

Në të njëjtën kohë, po punojmë bashkë me media, shoqëri civile dhe subjekte politike për të hartuar një Kod Sjelljeje për rrjetet sociale, që synon të inkurajojë komunikim më të respektueshëm, të përgjegjshëm dhe të bazuar në fakte gjatë fushatave zgjedhore.

Ky proces po realizohet me mbështetjen e Qendrës për Dialog Humanitar.