Pse nuk ka më shumë gra që kandidojnë për poste politike në vendin tonë?

04.10.2024

Vështirësitë e shumta sociale, kulturore dhe praktike të vërejtura si nga burrat ashtu edhe nga gratë, shpjegon pse gratë kanë më pak gjasa se meshkujt për të ndjekur poste politike. Justifikimet ndiqen nga përqindjet që ilustrojnë dallimet e perceptuara midis burrave (jeshile) dhe grave (vjollcë).

Gjetjet e hulumtimeve të bëra nga IRI tregojn se top 3 arësyet pse gratë në Kosovë nuk kandidojnë për poste politike janë:

Të preokupuar me rritjen e fëmijëve: 64% e grave dhe 62% e burrave e shohin këtë si një pengesë për gratë;

Mungesa e një rrjeti mbështetës: 61% e grave dhe 54% e burrave pajtohen se grave u mungojnë rrjetet e mjaftueshme mbështetëse; dhe

Mungesa e përkrahjes nga vetë paritë politike të cilat ato janë pjesë: 55% e femrave dhe 54% e meshkujve e konsiderojnë këtë një sfidë.

Kjo infografikë është realizuar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

Të tjerat

Krahasimi i përqindjes së pjesëmarrjes së grave në listat e subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare 2019, 2021 dhe 2025

Përbërja gjinore e listave zgjedhore të subjekteve politike mbetet vetëm me përmbushje të kuotës

Gratë në Tregun e Punës