• Shqip

Narrativat në Mediat Online Gjatë Muajve Prill-Qershor

24.07.2024

Përzgjedhja e shembujve të monitorimit nga të dyja mostrat është bërë duke u bazuar në përmbajtjen e artikujve që kanë shpërndarë: dezinformatë, manipulim të fakteve, përmbajtje të paverifikuar, lajm të pavërtetë, teori konspirative, clickbait, gjuhë të urrejtjes, gjuhë ofenduese, gjuhë kërcënuese, nxitëse, artikuj me tituj tendencioz, dhe raportim të njëanshëm. Kategoritë të cilat kanë mbizotëruar gjatë muajve prill-Qershor në mostrën e gjuhës shqipe kanë qenë: gjuha e urrejtjes ndaj grave, zhvillimet ne veri, ndikimi nga jashtë kurse në mostrën në gjuhën serbe mbetet dialogu dhe zhvillimet në veri.