Lansimi i punimit “Kosto e Pabarazisë: Financimi i Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate” 

07.09.2021

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lansoi punimin “Kosto e Pabarazisë: Financimi i Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate”, ku u prezantuan të gjeturat rreth mungesës së mbështetjes financiare për fushatë zgjedhore të grave kandidate për deputete në ulëset parlamentare.

Të gjeturat e hulumtimit tregojnë se  75% e të anketuarave nuk marrin asnjë mbulim financiar për derivate të veturave përgjatë udhëtimeve në kohë fushate, dhe vetëm 25% e grave kanë qasje në veturat e subjekteve politike për t’i shfrytëzuar për takimet gjatë fushatës zgjedhore. 75% e të anketuarave ndjehen të diskriminuara brenda subjekteve politike në procesin e ndarjes së resurseve humane dhe financiare gjatë fushatës zgjedhore.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbot, theksoi se kësaj radhe janë vetëm 13 kandidate prej 167 në total në listën e kandidatëve për kryetar të komunave, kjo tregon qartë se duhet bërë më shumë në këtë aspekt ashtu sikurse ky raport e bënë të qartë, ‘Partitë Politike dhe institucionet e Kosovës kanë shumë punë për të bërë me theks të veçantë në financimin e fushatave zgjedhore’. Shpresoj që ky raport të ju shërbej për tu informuar sesi fushatat e kandidatëve të financuara dhe si partitë avokojnë resurset financiare për kandidatet gra.

Drejtorja e D4D, Rrezarta Delibashzade Krasniqi, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të hartojnë rregullore të brendshme për ndarje të barabartë buxhetore, të ketë hapësirë të barabartë në fushatë, përfaqësim edhe më shumë të grave, në fushatë zgjedhore, në debate publike si dhe në media dhe përfaqësim të barabartë në listat zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, si dhe qytetareve, qe te votojnë me shume gra ne këto zgjedhje.

Nga diskutimi i zhvilluar mes panelistëve kishte dakordim se financimi i grave për fushatë zgjedhore është njëra nga çështjet e kompleksitetit tonë si shoqëri mirëpo kjo nuk është arsye që të stepemi  edhe ta pranojmë se është vetëm një trend global. Deri me tani mbështetja financiare e grave është dhe mbetet simbolike.