Për çfarë do ta shfrytëzonit liberalizimin e vizave?

10.05.2018

Liberalizimi i vizave qytetarëve të Kosovës u mundëson udhëtim pa vizë vetëm deri në 90 ditë, çdo gjashtë muaj, në zonat Schengen. Përmes liberalizimit nuk mundësohet e drejta për punësim ose për jetesë në zonat Schengen. Gjithashtu, liberalizimi nuk mundëson të drejtën për shkollime/trajnime që zgjasin mbi 90 ditë në ato zona, pa pasur leje qëndrimi nga autoritetet përkatëse. Megjithatë, hulumtimi i fundit i realizuar nga D4D gjatë muajit mars 2018 tregon që arsyet e shfrytëzimit të liberalizimit të vizave nga qytetarët/et nuk përkojnë me çfarë në fakt shërben liberalizimi i vizave. Ky hulumtim tregon që rreth 23.8% pohojnë që do të shfrytëzonin liberalizimin për mundësi të punësimit, 11.8% për edukim më të mirë dhe rreth 5.9% tjerë për largim nga vendi. Shumica e madhe (36.1%) do t’a shfrytëzonin liberalizimin e vizave për vizitë familjare, ndërsa 21.8% për turizëm. Informatat rreth liberalizimit të vizave dhe përfitimeve nga kjo duhet të jenë jo vetëm në dispozicion por të paraqiten në mënyra të qasshme dhe të kuptueshme për qytetarët/et.

Të tjerat

Pse nuk ka më shumë gra që kandidojnë për poste politike në vendin tonë?

Gratë në Tregun e Punës

Tituj të Bujshëm dhe Teori Konspirative