Varfërimi i grave: Fuqizim ekonomik apo pavarësim financiar

08.11.2022

Mungesa e mundësive, paga e vogël aspektet financiare, sociale dhe kulturor, edukimi më i madh tek gratë, qasja shumë e vogël janë disa nga çështjet të cilat u diskutuan sot në Sallonin e së Martës me temën: Varfërimi i grave: Fuqizim ekonomik apo pavarësim financiar.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar kanë qenë Hykmete Bajrami, deputete në Kuvendin e Kosovës dhe Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore. Ndërsa ky sallon është moderuar nga redaktorja, Natyra Rushiti që njëherit do ta shkruaj edhe editorialin mbi këtë temë.

Gjatë këtij diskutimi, Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, ka potencuar se njëri ndër faktet për varfërimin e grave është qasja shumë e vogël e grave në tregun e punës ku vetëm 21 % e grave janë aktive në tregun e punës. I vetmi investim që është duke u bërë aktualisht është TIK, mirëpo çka dua të theksoj gjithashtu është se në vitin 2019 kemi përgatitur një manual për ta ndaluar steriotipet gjinore nëpër tekste shkollore.

Ndërsa, Hykmete Bajrami, deputete në Kuvendin e Kosovës është shprehur se do të kaloj një kohë e gjatë që gratë të kenë qasje në asete financiare ku mund të theksoj se sot kjo është njëra ndër pengesat e tyre për zhvillimin e tyre, pra qasja e vogël në aspektin financiar. Ndërsa faktorët social dhe kulturor janë disa nga aspektet, duke përmendur edhe pagat e vogla dhe mundësit e vogla janë problematike për avanësimin e grave.

Ndërtjeta, Gusia ka theksuar se përqindja e grave më pak të punësuara janë gratë e moshës së mesme dhe arsyeja pse numri i kësaj moshe të grave është më e papunësuara është tek to nuk është investuar dhe nuk është punuar.

 

Sallonet e ardhshme