Transparenca e Kuvendit të Kosovës: Çfarë mund të përmirësohet tutje?

19.10.2022

Transparenca në Kuvendin e Kosovës, sa po ndikojnë disinformimi dhe lajmet e rrejshme, dhe a kanë qytetarët interesim të jenë të informuar për transparencën e Kuvendit t Kosovës, ishin disa nga temat që u trajtuan dhe u debatuan në Sallonin e së Martës, me temën: Transparenca e Kuvendit të Kosovës: Çfarë mund të përmirësohet tutje?

Gjate këtij diskutimi u potencua për hartimin e një plani “draft” ku është gati në finalizim, ku do të përfshijë shumë aktivitete, diskutime dhe komente. Gjithashtu u tregu se është bërë një propozim që RTK4 të jetë portal live në media, me synimin që Kuvendi i Kosovës të jetë më transparent.

Ndërsa sa i përket temës se sa po ndikojnë disinformimi dhe lajmet e rrejshme u theksua se ky ishte një problem shumë i madh ku portalet shkruajnë shpeshherë lajme të rrejshme dhe për këtë problem nuk ka ende zgjidhje dhe duket që të jetë një problem afatgjatë.

Ndërtjera gjatë këtij diskutimi u shpreh si e nevojshme që Kuvendi i Kosovës të ketë një webfaqe më të gjerë për arsye që aktualja është shumë më e ngadalshme, më statike dhe nuk është ë përditësuar, andaj me këtë propozim u theksua që transparenca do të ishte shumë më e madhe edhe ndaj qytetarëve.

Kurse sa i përket temës se sa kanë qytetaret interesim të jenë të informuar për transparencën e Kuvendit u potencua që këta të paret duhet të jenë më shumë proaktiv.

Pjese e panelit në këtë sallon ishin: Arbëreshë Kryeziu Hyseni Deputete e Kuvendit të Kosovës (LVV), Albert Krasniqi, Drejtor i Programeve në Demokraci Plus, Afërdita Syla, Menaxhere e Lartë e Programeve në NDI dhe Driton Selmanaj, Deputet në Kuvendin e Kosovës (LDK). Moderimi është realizuar nga Allen Meta, Menaxher i Projekteve në Insititutin D4D, ndërsa editoriali mbi këtë temë është shkruar nga Arbër Thaçi, hulumtues në KDI.

Ky sallon është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës për të shënuar javën Globale të hapjes Parlamentare.

Sallonet e ardhshme