Të rinjtë e Komunës së Rahovecit: Si të stimulohet aktivizmi rinor?

15.11.2019

Aktivizmi rinor luan rol të rëndësishëm në mënyrë që të rinjtë të ndryshojnë pozitivisht realitetin në të cilin po jetojnë. Orientimi në sektorin privat, shkollat profesionale, iniciativat rinore ishin vetëm disa nga pikat të cilat u diskutuan në Sallonin me Rini: “Të rinjtë e Komunës së Rahovecit: Si të stimulohet aktivizmi rinor?”, i cili u mbajt më datë 15 nëntor në Komunën e Rahovecit.

Të rinjtë e Komunës së Rahovecit patën mundësinë që të njoftohen më shumë rreth punës që Komuna ka realizuar për përmbushjen e nevojave të tyre. Gjatë këtij diskutimi, panelistët potencuan se të rinjtë duhet të kenë vullnet për ndërmarrjen e iniciativave rinore pasi që aktivizmi i tyre do nxitë komunën që t’u ofroj mbështetje në këto aktivitete. Në mesin e kërkesave të parashtruara nga të rinjtë, theks i veçantë iu vu metodave më inovative të mësimnxënies ku ata u inkurajuan që t’i paraqesin idetë dhe mendimet e tyre për këto kërkesa.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Fatmir Iska, Nënkryetar, Komuna e Rahovecit; Bjondina Kleqka, Drejtore, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Berisha, Anëtare, Kuvendi i të Rinjve – Rahovec si dhe Hasan Përboqi, Drejtor, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ky sallon u moderua nga Arbesa Morina, Anëtare, Kuvendi i të Rinjve – Rahovec.

Ky sallon është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sallonet e ardhshme