
Më 5 prill u mbajt Salloni i së Martës me temën: “Të dhënat për statusin e lëndëve në institucionet e drejtësisë: Transparencë dhe rregullim i imazhi”
Të dhënat të cilat janë publike tregojnë një diskrepancë të madhe midis përshtypjes së qytetarëve që e kanë për sistemin e drejtësisë dhe përshtypjes të cilën e kanë përdoruesit e gjykatave në Kosovë. Në anketat të cilat janë zhvilluar deri më tani kanë treguar që janë të kënaqur me punën e sistemit të drejtësisë, ndërsa të dhënat e hulumtimeve në opinionin e gjerë të publikut na tregojnë që qytetarët janë të pakënaqur në sistemin e drejtësisë.
Për të diskutuar rreth këtyre çështje se pse qytetarët nuk janë të kënaqur dhe për t’i identifikuar problemet tjera në sallonin e së martës kemi pas të ftuar Fahret Velija, Kryetar i Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Faton Jashari, Udhëheqës i Divizionit për Ndihmë Juridike Falas dhe Nasuf Hasani, Kryetar i Degës Regjionale në Prishtinë të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Moderimin e këtij salloni e ka realizuar Kreshnik Gashi, kryeredaktor në Jeta në Kosovë. Ndërsa editorialin e sallonit do ta shkruaj Kastriot Berisha, zyrtar ligjorë në BIRN.
Fahret Velija, ka thënë se Këshilli Gjyqësor ishte i mbyllur gjate vitit të kaluar dhe nuk ka pas bashkëpunim me media dhe nuk e ka pas mundësi që publiku me pa cka është duke u punuar. Këshilli Gjyqësor ka marr disa hapa dhe disa projekte ku këshilli gjyqësor është bazuar më së shumti. Ai ka treguar se janë orientuar në politikat e përmirësimit të shërbimeve, duke punuar që secila lëndë të ketë një numër unik të lëndës dhe secila palë përmes numrit unik në ëebfaqe do të mund ta kuptojë se ku e ka lëndën, sa kohë do të kryhet dhe kjo do t’i ndihmojë edhe avokatisë Velija ka treguar se ky projekt është thuajse në fund të realizimit.
Ndërsa, Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka pohuar se numri i lëndëve të cilët ata kanë në agjencion është shumë i madhë, brenda një muaji ai ka treguar se në agjenicon në baza mujore shkojnë deri në 8 mijë, mirëpo që është krijuar një databazë ku mundësia për t’i gjetur ato është shumë më e lehtë. Ndërtjera ai ka treguar se qytetarët po thuajse fare nuk janë të informuar për agjenicë dhe shërbimet që i ofron e kjo është edhe më e vështirë për njerëzit që janë të shtresës më të ulët.
Kurse avokati, Nasuf Hasani është shprehur se është vërejtur një dinamik shumë më e madhe e punës në kohën e fundit, mirëpo kemi një pakënaqësi të qytetarëve për vazhdimësinë e lëndëve dhe kjo është e papranueshme. Në sistemin gjyqësorit avokatët janë të përjashtuar nga sistemi. Ai ka thënë se komunikimi do të ishte më i lehtë të bëhej edhe përmes emailit, e që disa prokuror hezitojnë të komunikojnë.