Si ndikon rritja e çmimeve të energjisë në ekonominë e vendit? Si të balancohet nevoja për qëndrueshmëri energjetike me përballueshmërinë për qytetarët e Kosovës?

12.05.2025

D4D dje mbajti sallonin e së Martës kësaj radhe me temën:Në tension: Si ndikon rritja e çmimeve të energjisë në ekonominë e vendit? Si të balancohet nevoja për qëndrueshmëri energjetike me përballueshmërinë për qytetarët e Kosovës?

Në panel të ftuar ishin: Blendi Hasaj, Drejtor Ekzekutiv nga Instituti GAP, Xhevat Kastrati, bashkëthemelues i iniciativës Kosova Bojkoton, dhe Albulena Kadriu, Women in Energy and Mining (WEM).

Gjatë diskutimit u theksua se çmimet e produkteve në Kosovë janë rritur ende pa hyrë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike, duke dëshmuar një reagim të menjëhershëm nga ana e qytetarëve. Për më tepër, u përmend edhe mungesa e vullnetit politik për të shtyrë përpara tranzicionin energjetik dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore e cila shihet si problematike në Kosovë.

Një shqetësim tjetër ishte vështirësimi që mund të shkaktohet për prodhuesit vendor nga rritja e çmimit te energjisë elektrike dhe u përmend fakti se duhet të mbrojmë atë pak industry prodhuese që e kemi.

Ky sallon organizohet me përkrahje të Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë.

Sallonet e ardhshme