
Të enjten më 29 Qershor 2017, Salloni u mbajt në Lipjan, me temën: “Si janë kushtet dhe si të e përmirësojmë edukimin në shkollat tona?”
Hapja informuese dhe provokuese do të bëhet nga: Sefer Tasholli, Nënkryetar i Komunës së Lipjanit; Rasim Hasani, Drejtor, Drejtorati i Arsimit dhe Flakadon Osmani, Kryetari, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Lipjan. Panelistët theksuan se arsimi është shtylla e zhvillimit ekonomik dhe social të një shteti. Megjithëse viteve të fundit ka pasur një fokus më të madh në zhvillimin e arsimit, ky fokus ka qenë vetëm në infrastrukturën shkollore. Edhe pse infrastruktuara është e domosdoshme për të realizuar një proces aq kompleks sa është mësimdhënia, prap problemet në cilësi mbesin të pazgjidhura.
Ky sallon u moderua nga Blerona Tmava, Anëtare, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe editoriali u shkrua nga Bukurie Zejnullahu dhe mund ta lexoni këtu.