Si e vlerësojnë organizatat joqeveritare nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në Komunën e Podujevës?

20.01.2025

Si e vlerësojnë organizatat joqeveritare nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në Komunën e Podujevës? Kjo ishte tema që u diskutua në Sallonin e së Martës, javën e kaluar, në Komunën e Podujevës.

Për të diskutuar rreth kësaj teme, të ftuar në panel ishin: Marigona Lahu, Nënkryetare e Komunës së Podujevës dhe Besnik Muçaj, Menaxher i Programit në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale. Ndërsa, salloni u moderua nga Genc Rashiti, Kryeshef Ekzekutiv në EDU Courses.

Gjatë sallonit, u diskutua për përmirësimet dhe sfidat në transparencë, duke theksuar se komunat duhet të jenë më transparente në publikimin e dokumenteve dhe informacioneve për qytetarët. Diskutimi gjithashtu përfshiu nevojën për mekanizma më të fortë për të përfshirë qytetarët në proceset vendimmarrëse dhe për të përmirësuar transparencën në mënyrë që të krijohet një shoqëri më e angazhuar dhe e informuar.

Në fund, u theksua rëndësia e bashkëpunimit midis shoqërisë civile dhe institucioneve, duke u pajtuar se duhet përmirësuar angazhimi i qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në proceset e qeverisjes.

**Salloni u organizua nga Instituti Demokraci për Zhvillim, në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve për vendime më të mira”, mbështetur nga programi i Granteve të Vogla i projektit WeBER 3.0, i zbatuar në Kosovë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Përmbajtja e këtij eventi është përgjegjësi e vetme e zbatuesit të projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Bashkimit Evropian apo Agjencisë Austriake për Zhvillim.

Sallonet e ardhshme