Sfidat pas pandemisë: Çka përfshinë dhe si do të ndikoj pakoja e re për rimëkëmbjen ekonomike?

30.06.2020

Lehtësimi i qasjes në financa, subvencionimi i pagave, shtyerja e tatimeve për biznese, stimulimi i kërkesës agregate janë disa nga masat që përfshin pakoja e re për rimëkëmbjen ekonomike të cilat u diskutuan gjatë Sallonit të së Martes me temë: “Sfidat pas pandemisë: Çka përfshinë dhe si do të ndikoj pakoja e re për rimëkëmbjen ekonomike?”.

Mbyllja totale që kemi pasur në muajt e kaluar ka pasur një ndikim të madh në uljen e aktivitetit ekonomik dhe si pasojë edhe në konsumin e përgjithshëm të popullsisë që padyshim do të ketë pasojat e veta në rritjen ekonomike.

Në kohë të pandemisë pavarësisht hapjes së bizneseve dhe uljes së çmimeve, panelistët theksuan se nuk ka ndodhur rritje e konsumit nëse kjo shihet në efektin e të hyrave buxhetore. Masat e përfshira në pakon e re për rimëkëmbjen ekonomike janë masa pozitive dhe masa të cilat janë kërkuar nga ana e bizneseve të cilat padyshim do të kenë efektin e vet pozitiv. Zbatimi dhe monitorimi i kësaj pakoje nuk duhet të vonohet për shkak se e humb edhe kuptimin e saj.

Gjatë diskutimit u rekomandua se janë tri elemente të cilat duhet të zbatohen gjatë kësaj periudhe: masat që do të hartohen, lehtësimi i zbatimit të këtyre masave dhe arritja e tyre brenda një faktori kohë në mënyrë që të maksimizohen benefitet për bizneset.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin Berat Rukiqi, Kryetar, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Valmira Rexhëbeqaj, Ekonomiste. Moderimi dhe shkrimi i editorialit u realizuan nga Majlinda Aliu, Gazetare e Ekonomisë në RTK.

Ky sallon është realizuar me mbështetje nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office.

Sallonet e ardhshme