Sfidat dhe nevojat e nënave vetëushqyese në kohe (pas)pandemie

26.05.2020

Pandemia dhe masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së saj kanë ndikuar në shumë sfera të jetës si dhe kanë rënduar jetën e grupeve të ndryshme shoqerore. Nevojat e nënave vetëushqyese nuk janë reflektuar medoemos në veprimet insitucionale gjatë masave kufizuese dhe në kohën e lirimit të tyre. Efektet e pandemisë i kanë shtuar edhe më tepër sfidat e tyre.

Një numer i nënave vetëushqyese janë përballur me humbjen e punës ose zvogëlimin e pagës. Të tjerat të cilat kane punuar nga shtëpia janë përballur me barrën e kujdesit dhe shkollimit të fëmijeve të tyre ndërkohë që është dashur të kryejnë obligimet e tyre të punës në distancë. Kufizimi i lëvizjes ka shtuar sfidën e furnizimit me ushqime sidomos në rastet kur atyre u ka rastisur të jenë në mesin e qytetarëve orari i levizjes së të cilëve ka qenë në orët e mbrëmjes. Duke qenë të vetme me fëmijet e tyre, mundësia e sëmundjes ua ka shtuar stresin dhe ka bërë që disa prej tyre të përgatisin fëmijët  se si veprojnë në situata të tilla emergjente.

Në kohën e lehtësimit të masave kufizuese të cilat nuk përfshijnë hapjen e çerdheve, nënat vetëushqyese të punësuara përballen me vështirësinë e kujdesit të fëmijve. Punët e tyre jo gjithmonë janë fleksibile dhe kërkojnë prezencën në vendin e punës. Me krizën ekonomike të shaktuar nga pandemia punëdhënesit e tyre nuk janë gjithmonë mirëkuptues. Angazhimi i kujdestarëve për fëmijë është i kushtueshëm dhe bartë frikën e sjelljes së virusit në shtëpi.

Diskutimi mbi temën “Sfidat dhe nevojat e nënave vetëushqyese në kohë (pas)pandemie” u realizua nga Arjeta Gashi – Drejtore e Shoqatës së Prindërve të Ndarë, Nora Hasani – Nënë Vetëushqyese dhe u moderua nga Mirishahe Syla, Këshilltare për çështje gjinore, SIT – Center for Counseling, Social Services and Research. Editoriali do të shkruhet nga Dafina Halili,  gazetare në Kosovo 2.0.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Rritja e Qasjes së Grave në Punësim” i mbështetur nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë. 

Sallonet e ardhshme