Sektori i shëndetësisë: Kapacitetet për vaksinim kundër Covid-19

23.03.2021

Sot, me datë 23 mars 2021, Instituti D4D organizoi Sallonin e së Martës me temë: “Sektori i shëndetësisë: Kapacitetet për vaksinim kundër Covid-19”.

Pjesë e panelit ishin: Sami Uka, Kryeshef, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare; Hana Xhemajli, Hulumtuese në fushën e politikave globale shëndetësore dhe Ilir Tolaj, Infektolog.

Gjatë këtij salloni panelistët diskutuan rreth sfidave dhe problemeve kyçe të sektorit të shëndetësisë në vend gjatë përballjes me pandeminë Covid-19. Në veçanti, u diskutua rreth sigurimit të vaksinave dhe mundësisë së imunizimit të popullsisë. Tutje panelistët në fjalë diskutuan rreth keqmenaxhimit dhe ndikimit politik në instituticonet shëndetësore, dhe rekomanduan këshilla konkrete se si të menaxhohet situata me pandeminë duke marrë për bazë themelimin e qeverisë së re.

Moderimi i këtij salloni u realizua nga Drenusha Canolli, Gazetare, e cila gjithashtu do të shkruaj editorialin.


Ky sallon mbështetet nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), si pjesë e projektit “Rruga dytësore drejt evropianizimit: Një qasje partneriteti”, financuar nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur.

Sallonet e ardhshme