Sa janë këshilltarët e Kuvendit Komunal zë i qytetarëve në Kuvend?

21.10.2024

Sa janë këshilltarët e Kuvendit Komunal zë i qytetarëve në Kuvend? Kjo ishte tema e cila u diskutua javën e kaluar në sallonin e së martës, i cili u realizua në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve për vendime më të mira”.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar në panel ishin: Drita Pajaziti, Këshilltare e Kuvendit Komunal nga LVV; Arjant Topanica, Këshilltar i Kuvendit Komunal nga LDK dhe Shemsi Jashari, Aktivist në Shoqëri Civile. Ndërkaq, salloni u moderua nga Genc Rashiti, Kryeshef Ekzekutiv në EDU Courses.

Gjatë këtij diskutimi u theksua ndikimi i këshillëtarëve të kuvendit komunal në përfaqësimin e interesave të qytetarëve në kuvend. Ligji për vetëqeverisje lokale me përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve per këshillëtarët e kuvendit komunal ku është bërë thelbësore përfaqësimi i zërit të qytetarëve. Si e metë është e dalluar mungesa e komunikimit këshillëtar-qytetar ku po ashtu është theksuar rritja e iniciativave për problemin e lartëcekur si dhe zgjidhjen e sfidave duke krijuar mekanizma për transparencë, shkollim, transport publik dhe barazinë gjinore.

Sallonet e ardhshme