
Me datën 18 tetor është mbajtur salloni me temën: Rinia dhe çështjet gjinore. Si përceptohen raportet gjinore në mes të rinjëve? A po e zë hapin Kosova me perëndim?
Hapja informuese u bë nga: Ibrahim Musliu, Sociolog i cili tha se barazia gjinore konsiderohet si mundësi të barabarta për të gëzuar të gjithat të drejtat e tyre dhe për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në zhvillimin e shoqërisë si dhe të kenë përfitim të barabartë nga të arriturat e këtij zhvillimi. Arbënora Shefkiu, Juriste theksoi se pavarsisht faktit që ligji parasheh trajtim të barabartë, si për gratë edhe për burrat, realizimi i kësaj të drejtë nuk është i kënaqshëm. Valentina Abazi, Iniciativa për Progres INPO tha se egzistojne stereotipe për role gjinore bëjnë shpesh që gratë të jenë të diskriminuara edhe në tregun e punës dhe pjesëmarrjes në hapësirë publike.
Moderimi i këtij salloni u bë nga Dashurije Ahmeti, ndërsa editoriali u hartua nga Diellza Bakija.
Editorialin e sallonit mund ta lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.