Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë kornizën politike në vitin 2021?

26.11.2020

Më datë 24 nëntor, u mbajt Salloni i së martës me temë: “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë kornizën politike në vitin 2021?“. Pjesë e panelit në këtë Sallon ishin: Hajrulla Çeku, Deputet, Lëvizja Vetëvendosje; Shkëmb Manaj – Deputet, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Znj. Arbëreshë Loxha bëri një hyrje të temës së diskutimit duke treguar për atë së si viti 2020 është përcjellë me shumë ndodhi në Kosovë, ashtu siç e ka karakterizuar edhe botën çështja e pandemisë, edhe Kosova është prekur jo pak nga kjo krizë pandemike, e cila e bëri një vit shumë të vështirë për të gjithë. Kosova përtej pandemisë është karakterizuar edhe me krizë të paprecedentë politike, kushtetuese dhe shëndetësore. Kosova është vendi i vetëm që ka rrëzuar qeverinë në një valë pandemike, e cila padyshim nuk mund të thuhet se nuk ka ndikuar negativisht tek qytetarët e saj, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri se si do të menaxhohet periudha pandemike.

Z. Hajrulla Çeku filloi diskutimin duke theksuar shtatë pika me qëllim krijimin e një kornize politike për vitin 2021 i cili do të ndihmonte Kosovën të përballej suksesshëm me sfidat që e karakterizuan vitin 2020. Pika 1e parë theksoi nevojën e një përballjeje serioze të shtetit dhe të gjitha institucioneve relevante me pandeminë, sepse përkundër lajmeve për krijimin e një vaksine, në vitin 2021 do të kemi ende probleme me këtë pandemi. Pika e dytë lidhet me çështjen e rimëkëmbjes ekonomike, e cila nuk u realizua në vitin 2020. Pika e tretë është krijimi i institucioneve legjitime të cilat do të dalin si rezultat i zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Pika e katërt përfshin luftën kundër korrupsionit dhe humbjes së integritetit të institucioneve publike, siç ishte rasi me thesarin e shtetit këtë vit. Pika e pestë është dialogu me Serbinë, i cili duhet të ngërthej në vete kushte dhe parime. Pika e gjashtë flet për atë se në vitin 2021 duhet të jemi të gatshëm të bëjmë një kthesë radikale në çështjen mjedisore dhe pika e fundit lidhet me reformën urbanistike.

Z. Shkëmb Manaj bashkëbisedoi me panelistët dhe pjesëmarrësit se si Kosova në vitin 2020 ka pasur sfida të mëdha, sfida të cilat si shtet nuk i kemi pasur më herët. Potencoi se sot përballemi me sfidën e pandemisë në aspektin shëndetësor, dhe me ekoniminë e vendit e cila ka stagnuar për shkak të rrethanave pandemike. Sfidë tjetër për sistemin politik dhe shtetin në përgjithësi janë edhe aktakuzat e gjykatës Speciale kundrejt udhëheqësve politik të Kosovës. Dialogu me Serbinë gjithashtu është një prej sfidave që përcjell Kosovën ndër vite, mirëpo këtë vit ishte sfidë në vete me angazhimin e drejtëpërdrejtë të administratëa Amerikane dhe Bashkimit Evropian në dialog, me qëllimin që ky process të përshpejtohet. Z. Manaj shtoi se këto sfida janë prezente dhe subjektet politike e kanë obligim të japin kontibutin e tyre në kuvend dhe në bashkëpunim, për të mundësuar kështu kalimin e këtyre sfidave shtetërore.

Moderimi i këtij Salloni u realizua nga Arbëreshë Loxha, Drejtore Ekzekutive, GLPS., nga e cili do të shkruhet edhe editoriali.


Ky sallon është mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung.

Sallonet e ardhshme