Rëndësia e Digjitalizimit të Shërbimeve Publike në Lipjan: Përshtatshmëria dhe Përfitimet për Qytetarët

07.04.2025

Gjatë javës së kaluar, Instituti D4D ka mbajtur Sallonin e së Martës në Komunën e Lipjanit me temën: “Rëndësia e Digjitalizimit të Shërbimeve Publike në Lipjan: Përshtatshmëria dhe Përfitimet për Qytetarët”.

Në panel të ftuar ishin: Burim Gashi, Shef i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Lipjanit, dhe Kastriot Luma nga organizata “Reforma”. Ndërsa moderimi u krye nga Bekim Krasniqi nga organizata “YAHR”.

Gjatë këtij diskutimi, u theksua rëndësia e digjitalizimit në përmirësimin e shërbimeve publike në Lipjan, duke u fokusuar në sfidat dhe mundësitë që sjell ky proces për qytetarët dhe punonjësit. U diskutuan përparësitë e digjitalizimit, siç janë reduktimi i pritjeve dhe procedurave burokratikë, si dhe nevoja për përfshirjen e organizatave civile në këtë proces.

Po ashtu, u shqyrtuan sfidat që mund të lindin gjatë implementimit të digjitalizimit, si problemet me internetin, mungesën e njohurive të qytetarëve dhe nevojën për përmirësimin e software-it. Pavarësisht këtyre vështirësive, panelistët ishin të një mendimi se digjitalizimi ofron mundësi të mëdha për modernizimin e administratës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

**Ky sallon është organizuar me përkrahje të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Sallonet e ardhshme