Punësim jo i barabartë: A kemi politika lokale për aktivizimin e grave në tregun e punës?

05.09.2017 D4D

Sallonet e së martes kanë filluar përsëri me 5 Shtator në Podujevë me temën: “Punësim jo i barabartë: A kemi politika lokale per aktivizimin e grave në tregun e punës?”

Panelistët në këtë sallon ishin: Naime Podvorica, Zyrtare për barazi gjinore, Komuna e Podujevës; Janina Shala, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Shpend Sopa, OJQ Ekovisioni. Panelistët theksuan se Komuna e Podujevës deri tani nuk ka implementuar ndonjë strategji në nivel lokal që do të ndihmonte aktivizimin e grave në treg të punës. E vetmja mundësi e grave në këtë komunë është të aplikojnë për subvencione në bujqësi që do të ndihmonin punësimin e tyre.

Aktiviteti mbështet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC

Sallonet e ardhshme